Nga data 15 deri më 22 prill do të devijohet trafiku tek rrothrrotullimi i TEG-ut prej punimeve në mbikalim dhe në urët lidhëse.

Ky proces do të zgjasë për një javë dhe punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth.

ARRSH njofton se për të realizuar punimet në Rrethrrotullim duhet që të devijohet trafikun në datat 𝟭𝟱.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮-𝟮𝟮.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮 për intervalin kohor nga ora 𝟮𝟮:𝟬𝟬 deri në orën 𝟬𝟲:𝟬𝟬 të mëngjesit.

Mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.

Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.

Top Channel