“Po luante me nipin dhe prindërit”, vëllai kujton takimin e fundit me shqiptarin që vdiq në aksident: Ishte i lumtur për punën e re

11/04/2022 11:12

“Më mungon shumë, do të dua gjithmonë”, shkruan Orges Beqari për vëllain e tij që humbi jetën në aksident në mbrëmjen e së shtunës.

Teksa kujton se si mbërritën për herë të parë në Itali, Orgesi thotë: “Prindërit e mi, Eduardo dhe Mariano së bashku me vëllezërit e mi Lorenc dhe Gentian mbërritën në Ravena 31 vjet më parë, në vitin 1991, pasi udhëtuan me varkë nga Shqipëria. Nuk dua ta kujtoj”.

Ndërsa për vëllain 45-vjeçar, i cili vdiq pasi humbi kontrollin e automjetit tip “Alfa Romeo” që po drejtonte tha: “Ishte më i miri nga të gjithë, ishte njeri i mirë. Tan ii duhej të fillonte edhe një punë të re. Më parë punonte më vëllain tjetër për të lyer shtëpi. Tani do të fillonte të drejtonte fugona dhe automjete që transportonin mallra. Ndërsa e dashura e tij është shumë e mërzitur. Djali i saj erdhi të më takojë sot dhe tha që mami nuk është mirë”.

Momenti i fundit kur u takua me të vëllain ishte para se të nisej për të shkuar tek Sandra në Forli. Lorenci po qëndronte me prindërit dhe nipin e tij. “Të gjithëve do na mungojë shumë”, thotë Orgesi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel