LIVE/ Deputetët në seancë plenare. Përshkallëzon tubimi jashtë Kuvendit, protestuesit godasin me vezë dhe bllokojnë rrugën. Shoqërohet Dritan Goxhaj dhe disa të tjerë
Pastori, Akil Pano në një lidhje skype për “Shqipëria Live” foli rreth mendimit të tij për legalizimin e kanabisit.
Vendimi i kryeministrit Edi Rama, për projektligjin i cili do të sjellë legalizimin e kanabisit për përdorim farmaceutik ka sjellë shumë diskutime nga ekspertë të ndryshëm të cilët kanë dhënë mendimin e tyre.
Pano shprehet se kanabisi dhe lëndët narkotike kanë shkaktuar në familjet shqiptare një dramë të madhe.
“Sa i moralshëm është një projekt i tij për të legalizuar një vepër të paligjshme ky aktivitet i paligjshëm ka shkaktuar një dramë për familjet shqiptare. Nuk mund ta trajtojmë thjesht me idenë se çfarë mund të përfitojmë tani nga kanabisi pa vendosur në peshore historikun e kanabisit dhe drogërave në vendin tonë”, u shpreh pastori.
Ai theksoi se nuk duhet të shihet vetëm përfitimi monetarë që do të vijnë nga ushtrimi i këtij aktiviteti, por pasojat që do të sjellë.
“Jo çdo aktivitet që premton përfitime është një aktivitet i mirë për shoqërinë”, shtoi më tej pastori.
Top Channel