Agjencia e Industrisë Kreative rikthen kinemanë “Agimi”, Veliaj: Aset për Tiranën, pikëtakim për artin dhe kulturën e qytetit

11/04/2022 11:17

Në vitin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, Tirana themelon një strukturë të re kushtuar artit, kulturës dhe teknologjisë.

Agjencia e Industrisë Kreative është institucioni më i ri në varësi të Bashkisë së këtij qyteti, që ka si qëllim kryesor zhvillimin e industrisë, sipërmarrjes dhe ekonomisë krijuese.

Kjo agjenci është si një pikëtakimi për artin dhe kulturën në Tiranë. Do të kujdeset për disa asete të Bashkisë së Tiranës, siç është kinemaja “Maks Velo” në Laprakë, kinema “Agimi”, një kinema klasike e qytetit, por unë besoj se aseti më i madh në këtë qytet janë njerëzit dhe teksa shoh fytyrat e shumë prej jush, që ju kam takuar stacione të ndryshme të jetës sime, them se më në fund, si përfaqësues dhe shërbëtor i këtij qyteti, kemi edhe një agjenci që do të jetë në të njëjtin nivel me ambiciet dhe ëndrrat që ju keni dhe ku ne mund të jemi sadopak të dobishëm”, tha Veliaj, gjatë ceremonisë së hapjes së Agjencisë së Industrisë Kreative.

Programi i Agjencisë së Industrisë Kreative do të ndikojë në fushën e artit, të filmit, kinemasë, ariktekturës, dizajnit, modës, turizmit, prodhimeve audio vizuale, të rekreacionit dhe të teknologjisë. Agjencia e Industrisë Kreative synon rivitalizimin e kinemave të qytetit, si e famshmja Kinema Agimi, si dhe ngritjen e zyrës së filmit në Tiranë.

Kjo do të realizohet përmes një ekipi tërësisht të krijuar nga vajza dhe djem të rinj, ekspertë të njohur, të ardhur nga fusha të ndryshme, të cilët do të angazhohen për të krijuar strategji, aktivitete, shërbime, trajnime dhe hapësira të dedikuara për individë dhe sipërmarrje aktive në Tiranë.

Tregu global ka dyfishuar kërkesën e tij për prodhime kreative përgjatë viteve të fundit, falë zhvillimit të jashtëzakonshëm të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, përdoruesit e përfituesit më të mëdhenj të këtij boom-i mbeten të rinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA