Një hotel i menaxhuar nga një ukrainas për ukrainasit në bregdetin shqiptar synon të mirëpresë këtë verë dhe turistë të huaj nga vende të tjera.

Të larguara nga lufta, familje ukrainase vazhdojnë të mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa të tjera kanë nisur të ndërtojnë jetën këtu. Një pjesë e familjeve të përbëra nga nëna me fëmijë, pasi burrat janë në shërbim të atdheut, janë sistemuar në hotelin e marrë me qira nga Viktori, një bashkëkombas i tyre, në bregdetin e Golemit.

Margarita mbërriti këtu pak pas fillimit rë luftës dhe e shqetëson fati i atyre që ka lënë pas në Ukrainë.

Erdhëm nga Ukraina për shkak të luftës. Këtu në hotel i bëj vetë shërbimet. Shqipëria është një vend i bukur dhe i sigurt. Njerëzit shumë të këndshëm. Familja ime është me mua, por në Ukrainë kam miq dhe njerëz të dashur atje dhe duam t’i ndihmojmë”.

Viktori tregon se po pret dhe një familje tjetër nga Ukraina, ndërsa po dizenjon dhomat e hotelit për t’u dhënë ngjyra jetës së atyre që do të qëndrojnë në to. Në punë të ndryshme, lyerje, pastrim e sistemim janë përfshirë dhe familjet e strehuara në hotel. Jo vetëm për të fituar disa para, por dhe për të organizuar më mirë jetesën për fëmijët e tyre buzë Adriatikut. Gjatë javës një kopsht fëmijës është funksional brenda hotelit, ndërsa vijon dhe mësimi online për një pjesë prej tyre.

Jo vetëm familja ime prej 5 vetash jeton këtu. Ka dhe familje të tjera me fëmijë. Ne njihemi sepse jetonim në Odesa dhe fëmijët tonë shkonin në të njëjtën shkollë”.

Në Odesa, qytetin ku së fundmi kanë nisur sulmet ruse Viktori ka disa apartamente që i jep me qira dhe tani i ka vënë në dispozicion të familjeve që largohen nga zonat perëndimore të Ukrahinës drejt kufirit në lindje. Përveç përfshirjes në punë, familjet ukrainase kanë nisur të lëvizin edhe nëpër Shqipëri për të njohur vendin e ngrohtë që me bujari hapi dyert për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA