Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të diel, pasi iu gjet në makinë një pushkë dhe 60 fishekë.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjatë kontrollit në një servis makinash në pronësi të shtetasit  R. S. gjetën armën.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.  Sekuestrohet  një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.  Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që i posedonte.    Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri,  strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit  R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi”, sipas policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA