Dy aksidente kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës këtë të diel duke krijuar trafik të rënduar.

Fatmirësisht ka të lënduar lehtë me vetëm dëme materiale. Aksidentet kanë ndodhur shumë afër njëra-tjetrës në dy korsitë e rrugës.

Në aksidentin e parë duket se është përfshirë një betoniere me një makinë, kurse korsinë tjetër në dy makina.

Top Channel ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes nga makinat e bllokuara në trafik.

 

Top Channel