Atentati në janar ndaj administratorit të shkollës, arrestohet 31-vjeçari

10/04/2022 18:17

Autori që qëlloi tre herë me armë drejt makinës së administratorit Lulzim Masha të një shkolle private, është vënë në pranga ditën e sotme.

Policia ka bërë me dije ditën e sotme se është arrestuar 31-vjeçari Skerdi Tasi pasi me datë 18.01.2022, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lulzim Mashës.

Skedri Tasi, akuzohet për Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha.

Top Channel