Një 25-vjeçar me inicialet M.M është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Pogradecit pasi u kap me 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.
Policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ishte bashkëjetuese e 25-vjeçarit dhe ishte në dijeni për ngjarjen por nuk kishte lajmëruar policinë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi i mësipërm ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec.
Si rezultat i kontrollit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lekësh të prerjeve të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Top Channel