Anijet patrulluese të projektuara nga një kompani në Izmir të Turqisë të kërkuara nga policia shqiptare, janë nisur drejt territorit shqiptar.

Anijet e patrullës kishin fituar tenderin e hapur nga Policia e Shqipërisë në kuadër të “Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës”, sipas Anadolu Agency.

Firma ka realizuar një anije të gjatë 15 metra dhe katër të tjera me fiberglas të gjata 11 metra. Anijet janë lëshuar në ujërat e Izmirit, ku i janë nënshtruar një testi rigoroz.

Top Channel