Erik Ten Hag është gjithnjë e më pranë marrëveshjes me Manchester United për sezonin e ardhshëm.
Tekniku i Ajax, ka fituar garën me Mauricio Pochetinon dhe është i preferuari i drejtuesve të klubit anglez për të drejtuar Djajtë e Kuq, teksa holandezi shihet si personi i duhur për të rikthyer ekipin sërish në nivelet më të larta.
Por, vëmendja e spostuar e gjitha te United, nuk i ka lënë një shije të mirë drejtuesve të Ajax, të cilët kërkojnë që 52-vjeçari të jetë i përqendruar deri në fund të sezonit me “Harkëtarët” duke qenë se udhëheqin kampionatin me katër pikë nga ndjekësit më të afërt, PSV, dhe kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje nga fundi i Eredivise kërkojnë me ngulm të mos humbasin pozicionin dhe të shpallen kampionë.
Ndaj, për të mos humbur fokusin, drejtuesit e Ajax kanë marrë një vendim për të mos lejuar gazetarët anglezë në konferencat për shtyp të Ten Hag. Kjo sepse britanikët janë gjithnjë të interesuar me pyetje mbi marrëveshjen me Manchester United dhe në këtë formë mund të shpërqendrojnë trajnerin holandez nga objektivi me Ajax.
Top Channel