Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur në Sarandë mes dy personave.

Mësohet se shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), 29-vjeçarin e identifikuar si D. M., 29 vjeç.

Ai është dërguar  në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

Top Channel