Ra në kanionet e Gjipesë që dje/ Vijon aksioni për shpëtimin e turistit polak, ka dëmtime në trup

09/04/2022 08:27

Vijon aksioni për shpëtimin e qytetarit Polak i cili mbrëmjen e djeshme ka rënë në kanionet e Gjipesë.

Puna nga zjarrfikësit dhe policia ka vazhduar gjatë gjithë natës por terreni shumë i vështirë e ka berë të pamundur transportimin e tij nga kjo zonë.

Ndërkohë që sot kanë shkuar dhe një punonjës i shëndetësisë pasi Polaku ka dëmtime në të gjithë trupin si dhe një këmbë te thyer.

Ai ka ngecur në një greminë të ngushtë në 50 m dhe kjo e bënë më te vështirë punën për transportimin e trupit.

Në këtë kanion kanë qenë dy polak , njëri është në gjëndje të mirë shëndetësore.

Top Channel