Thuhet se ajo ka siguruar asetet për miliona dollarë.
Jennifer Lopez doli dje për një shëtitje sportive me familjen në New York e veshur në streçe të ngushta duke shkaktuar ‘kaos’ mes paparacëve që e pikasën.
Bukuroshja nga zona e Bronx ishte me nënën e saj Guadalupe dhe motrën e vogël Lynda për një vizitë ‘shopping-u’ në Soho.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur provoi se mund të gjente rrugën e saj edhe jashtë tapetit të kuq me të poshtmet e ngushta dhe një xhaketë lëkure nga sipër.
Lopez kishte mbledhur flokët në një topth, ndërsa mbante syze aviator dhe atlete ngjyrë portokalli.
Guadalupe ishte mbështjellë mirë për kohën e ftohtë, me një xhaketë lëkure e pantallona të zeza, duke u kujdesur për fëmijët e J’Lo teksa i drejtonte te makina.
Këngëtarja ka dy fëmijë binjakë Max e Emme me burrin e saj të tretë Marc Anthony.
Top Channel