Turisti polak, i cili u plagos në kanionet e Gjipesë, për shkak se ngeli i bllokuar, ka mbërritur në spitalin e Vlorës.
24-vjeçari pritet të bëjë ekzaminime të mëtejshme dhe do të jetë nën kontrollin e mjekeve.
Turisti polak ishte në gjendje të qëndrueshme ndërsa tregon momentet kur është dëmtuar por edhe ndihmën e ofruar prej telefonatës në polici, teksa shpreh faleminderime.
“Kam telefonuar rreth orës 13 e 30 në polici pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë edhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar dhe pata dëmtime në kembë. Dua ta falenderoj policinë dhe të gjithë ata që morën pjesë në ndihmën që më dhanë. Tani jam mirë por gjithçka ishte shumë e vështirë”.
Ndërkohë detaje nga operacioni tregon edhe infermieri Taulant Cobaj që mori pjesë në operacion dhe deri në shoqërim në spital.
“Shkuam që dje. Gjendja e tij është e mirë, ka një frakturë të këmbës. I kemi bërëqetësues që në vendin e ngjarjes. Lartësia ishte goxha”, shprehet ai.
Turisti polak ngeci në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa ekipi i shpëtimit u has në vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi kishte pësuar edhe fraktura.
Top Channel