Me tone të ashpra iu drejtua kryeministri Rama Prokurorisë së Posacme, sot nga Kongresi i PS-së. Ndërsa solli në vëmendje dënimin e ish zv/ministres së brendshme Rovena Voda, Rama tha se SPAK ende nuk është vënë në lëvizje për shpalljen non grata për korrupsion nga SHBA të ish-kryeministrit Berisha, ndonëse nuk ia përmendi asnjëherë emrin, dhe familjes së tij.
“Se po kthehem tani te 10 muajt burg për një arkë peshk. Çfarë bëhet kështu, janë me dhjetëra të vrarët të vdekurit, por burgoset një grua për 10 kg peshk dhe çudia është kjo: ndërsa SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, për këdo zyrtar të lartë sot, ende nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet nga aleati më i madh i Shqipërisë jo për një njeri po për krejt Shqipërinë. Se ai njeri ka drejtuar Shqipërinë.
SPAK ka një detyrim që e ndalon shtetasin të hyjë në SHBA sepse ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose nuk ka, po këtë s’mund ta thotë politika e brendshme.
Për të gjithë ata që kuptojnë dy gram nga marrëdhënia ndërkombëtare dhe pesha me SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK duhet t’ja heqë Shqipërisë këtë gur nga qafa, duke e ndarë, ka baza a s’ka baza, që shqiptarët edhe ata krejt pa tru, të marrin mesazhin që ka baza ose s’ka baza.
Nga ana tjetër, askush nuk duhet të çuditet apo të humbasë durimin. Kush ka menduar se drejtësia do e niste luftën me padrejtësinë, duke i hapur dyert e burgut, atyre që i madh e i vogël i di emrat e bëmat, është i ngutur. Drejtësia është garancia e rendit ligjor dhe e sigurisë, në një vend ku 500 vjet s’ka pasur kurrë drejtësi. Nuk është si të ndërtosh shtëpi, çershe,kopshte, autostrada kërkon kohë dhe mundim të madh dhe durim të pafundëm se s’është rrugë e lehtë, por tejet e vështirë dhe plot me kthesa, por nuk është faji jonë. Askush para nesh nuk e nisi këtë rrugë fare.
Kjo reformë po godet radhët e sipërme të pushtetit poltik. Sikur ta kishin nisur të tjerët më parë këtë reformë, sot Shqipëria do ishte vend tjetër dhe shqiptarët do flisnin për gjëra të tjera, por janë humbur 25 vite. Shqipërisë iu tretën shumë shance dhe mundësi të kohës. Koha i solli, Shqipëria nuk i shfrytëzoi. Reforma në drejtësi ka nisur me vonesën e gjatë dhe sot duhet të durojmë shumë fare, teksa luftojmë për drejtësi, duhet të shtrëngojmë dhëmbët.
Të imagjinosh veten me një vend me Saliun dhe Ilir Metën, duke ngrënë kuptohet. Dënohet me heqje lirie një këngëtar se hap një ditare pa leje, ndërkohë që policia dhe INUK presin prej muajsh që gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat të tërë në breg të detit. Nëse gjërat do kishin ardhur te arka e peshkut me kohë, të tjerët do e kishin marrë më kohë çmimin.” -u shpreh Rama.
Top Channel