LIVE/ Deputetët në seancë plenare. Përshkallëzon tubimi jashtë Kuvendit, protestuesit godasin me vezë dhe bllokojnë rrugën. Shoqërohet Dritan Goxhaj dhe disa të tjerë Një turist polak ka kërkuar ndihmë këtë të premte, pasi është rrëzuar në “Kanionet e Gjipesë” në Vlorë.
Në një terren të vështirë policia dhe zjarrfikësit po mundohen të shpëtojnë turistin polak. Sipas informacioneve, ai ka pësuar frakturë në njërën këmbë.
“Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë. Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore. Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë”, sipas policisë.
Top Channel