Top Talk/ Kreshnik Spahiu pro kanabisit dhe kundër Berishës. Ja argumentet e juristit

08/04/2022 18:31

Juristi Kreshnik Spahiu foli në një lidhje live për “Top Talk” rreth legalizimit të kanabisit dhe dha opinionin e tij për Sali Berishën.

Ai u shpreh se procesi i legalizimi të kanabisit ka përfshirë Europën edhe Ballkanin Perëndimor.

Spahiu tha se legalizimi i kanabisit është mënyra më e mirë për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike,  duke pasur nën kontroll edhe përdoruesit.

“Gjithë Europa është drejt kalimit të fundit pothuajse përfundimtarë të kuadrit ligjor për legalizimin e kanabisit sepse kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike, konkretisht  të marijuanës. Kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur statistika të regjistruar të përdoruesit të kanabisit”, u shpreh Spahiu.

Sipas tij kjo është mënyra më e mirë për licencimin dhe taksimin duke sjellë përfitime tek shteti.

“Kjo është mënyra më e mirë për tu shërbyer shëndetit të përdoruesve sepse ata do t’i drejtohen farmacive kjo është mënyra më e mirë sepse realizon statistika shtetërore. Kjo është mënyra më e mirë për të centralizuar, licencuar dhe taksuar. A është më mirë që kjo të bëhet kontrabandë dhe të mos paguhen taksa apo është më mirë që shteti shqiptarë të përfitojë nga tregtimi kanabisit”, shtoi më tej juristi.

Spahiu shprehet se është pro legalizimit të kanabisit, një realitet të cilin shqiptarët nuk e pranojnë.

“Unë jam përtej kufijve që të përdoret vetëm si medikament. Unë jam në kufitë eruropianë të diskutimit.Unë jam ekspozuesi i një realiteti që shqiptarët nuk e pranojnë ”, tha juristi.

Ai nuk la pa përmendur edhe projektligjin në lidhje me legalizimin e kanabisit të cilën e ofron Gjermania.

Sipas projektligjit gjerman,  shitësi i kanabisit duhet të njoftojë prindin e blerësve deri në moshën 25-vjeçare.

Rreth moszbatimit të këtij rregulli në Shqipëri, Spahiu shprehet se duhet të pranojmë realitetin e shitjes kontrabandë, ndërsa të rinjtë do të pinë nëpër cepa pallatesh.

Në studio u diskutua edhe situata e krijuar mes Sali Berishës dhe ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Berisha ka zbutur tonet me ambasadoren amerikane Juri Kim, ndërsa Spahiu thotë se po e bën këtë gjë për të fituar kohë dhe për të bindur elektoratin e tij që nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Sali Berishës por është një person që është në influencën e Ramës apo Soros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA