Takimi Johnson-Scholz/ Liderët premtojnë më shumë armë për Ukrainën dhe pavarësi për energjinë nga Rusia

08/04/2022 21:38

Në një deklaratë të  përbashkët me kryeministrin britanik Boris Johnson, kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua se do t’i jepte fund përdorimit të  lëndëve djegëse për sa i përket energjisë. 

Gjermania është shumë e varur nga importet e naftës, qymyrit dhe gazit natyror nga Rusia, prandaj ky është një hap i madh sipas kancelarit gjerman.

Ndërkohë Boris Johnson përshëndeti vendimin e tij duke thënë se është i një rëndësie të madhe dhe një goditje ndaj qeverisë së presidenti Putin.

Vetëm kini parasysh hapat e mëdhenj që BE-ja tashmë po ndërmerr dhe gjermanët tashmë po ndërmarrin për t’u larguar nga nafta dhe gazi rus. Varësia ka qenë masive. Mendoj se nga mesi i vitit 2024, Gjermania do të ndalojë përdorimin e gazit rus, gjë që është mjaft e jashtëzakonshme. Dhe kjo do të bëhet përmes ndryshimit dhe përparimit teknologjik dhe ne duam të punojmë së bashku me Gjermaninë për ta arritur këtë”, u shpreh Boris Johnson.

Scholz tha se Gjermania po bën gjithçka që mundet të krijojë pavarësi nga energjia ruse, por kjo mund të kërkoje ndoshta dhe dy dekada kohë.

Dy liderët gjithashtu u ndalën edhe në  ndihmën  që do t’i ofrojnë Ukrainës  në armë, ku Boris Johnson premtoi 800 raketa anti-tank midis të tjerash .

Sot dua të njoftoj se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë armë në Ukrainë , duke përfshirë edhe 800 raketa anti-tank si dhe armë  të tjera shumë të fuqishme“, shtoi më tej ai.

Johnson dhe Scholz dënuan edhe sulmin në Kramtorsk ku 50 veta humbën jetën , duke shtuar se Putin duhet të paguajë për të gjitha krimet e luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA