Një 37-vjeçar që bënte kërdinë me vjedhje në zonën e Unazës së Re ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Unaza” gjithashtu u sekuestruan veshje që ai i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura.

Pas hetimeve disa javore u arrestua  E. Y., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Prej muajit shkurt të këtij viti deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi E. Y. ka vjedhur sende dhe shuma parash, në 6 automjete që ndodheshin në garazhe të ndryshme në Unazë të Re.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ai, did he identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel