Foto ilustruese

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi u kap me fara kanabisi me vete.

Policia njofton se gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen “24 Maji”,  shtetasit me iniciale O.Ç. iu gjetën rreth 600 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

I riu do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Top Channel