Moti ditën e sotme në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike.

Sipas Meteoalb gjatë paradites do të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Ndërsa në orët në vijim do të ketë shtim të përkohëshëm të vranësirave në zonat e ulëta dhe malore, por nuk do të sjellin reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

FOTO GALERI
1/1
Moti ditën e sotme në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike.

Top Channel