“Heshta për 18 vite, kisha frikë se…”, gruaja tregon abuzimin nga dy persona kur ishte 10 vjeç

08/04/2022 18:19

Aurora Biba Bertolucci rrëfeu për “Shqipëria Live” se si e gjeti forcën për të ecur përpara pas ngjarjes së rëndë të abuzimit nga dy persona.

Aurora ishte vetëm 10 vjeç ku u përdhunua nga dy minatorë që hanin bukë në shtëpinë e saj.

Ajo nuk ka treguar për 18 vite ngjarjen pasi e kanë kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme se do t’i vrisnin babanë.

Nuk ia tregova askujt, se më kërcënoi se do të vras babin edhe kisha frikë se nuk do të më besonte kush. E kam fshehur për 18 vite”, u shpreh Aurora.

Aurora tregon se ka heshtur deri në momentin që tezja e ka detyruar të tregonte pasi kishte shkuar në Itali.

Pas ngjarjes ajo tregoi se asnjë vend nuk i dukej më i sigurtë, madje as shtëpia e saj, duke i lënë pasoja të mëdha psikologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA