Një grua është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër.

Kufoma është pikasur nga një bari i zonës i cili ka njoftuar policinë. Ende nuk është bërë identifikimi i kufomës dhe koha kur mund të jetë mbytur.

Viktima dyshohet rreth 40 vjeç, ndërsa policia po kërkon informacione në fshatrat për rreth për ndonjë person femër që ka humbur kontaktet ditët e fundit.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.

Top Channel