“E vërteta”, sonte premiera e komedisë me regji të Spiro Dunit

08/04/2022 15:28

“E Vërteta”komedia e autorit F.Zaller, me regji nga Spiro Duni ka premierën këtë të premte në skenën e Teatrit Kombëtar.

Autori është i njohur së fundmi në autorësinë e filmit “Father”

Me aktorët: Flaura Kureta, Niada  Saliasi, Donald Shehu dhe Genti Deçka, regjisori vendosi të na sjellë shumë skena të larmishme.

Misheli dhe Elisa, në një dhomë. Ata thjesht bëjnë dashuri… kështu fillon historia. Misheli nxiton të shkojë në shtëpi te Lorenca, gruaja e tij, ndërsa Elisa sulmohet nga ndjenjat e vazhdueshme të fajit, sepse Poli, burri i saj, është gjithashtu miku më i mirë i Mishelit…

Zeller luan me temën klasike të tradhtisë që të çon në pasoja ekstreme… Një komedi e shkëlqyer dhe mizore për hipokrizinë që e mbajnë të lidhur pëlhurën e shoqërisë moderne.

Top Channel