Arrestimi i policëve në krye të detyrës, radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Vërmicës

08/04/2022 15:47

Radhë të gjatë të automjete janë krijuar këtë pasdite në pikën kufitare të Vërmicës, pas arrestimit të dhjetëra policëve që ishin në krye të detyrës.

Gazetarja e Top Channel Emiriola Velia raporton se për të hyrë në Kosovë është krijuar fluks mjetesh, ndërsa në hyrë për në Shqipëri lëizja vijon normalisht.

Trafikun e krijon dhe procesi i kontrollit të mjeteve, verifikimit të dokumenteve apo certifikatës së vaksinimit që pala kosovare kërkon.

26 punonjës të pikës kufitare të Vërmicës kanë rënë në prangat e policisë këtë të enjte, në një aksion që zhvillohet në bashkëpunim me SPAK.

Policia ka marrë urdhër për arrestimin e 20 zyrtarëve nga Kosova dhe 40 policëve nga Shqipëria.

Disa nga zyrtarët policor janë arrestuar gjatë kohës sa ishin në detyrë në pikën kufitare Vermicë, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë thirrur nga ana e hetuesve të IKP-së në objektin e përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe në po të njëjtin vend është kryer edhe arrestimi i zyrtarëve policor të dyshuar, të cilët tashmë janë nisur për intervistë. Dyshohet qe në një periudhë disa mujore kanë pranuar ryshfet nga ana e qytetarëve për të kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

Top Channel