Komuna e Ulqinit do të drejtohet nga partitë shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi.

Konfirmimi vjen pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin nr.5 të Komunës së Ulqinit, i cili nuk solli ndryshim të rezultatit. Kështu Mehmet Zenka arrin të fitojë përballë Dritan Abazoviç,që njeh humbje në qytetin e tij. Procesi shihej i rëndësishëm për kompozimin e koalicioneve në këshillin komunal dhe më pas zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë Komunën e banuar me shumicë shqiptare. Dyshja Zenka-Bardhi do të dakordësojnë tashmë për emrin e ri që do ta drejtojë qytetin bregdetar.

Vetë Mehmet Zenka në një reagim të shkurtër në rrjetin social “Facebook” pas fitores shkruan: “Presioni dhe forca dështuan, Ulqini tregoi dhe dëshmoi se çfarë ndryshimesh dëshiron”.

UDSH-LDMZ kanë marrë 207 vota, kundër 204 vota që ka marrë koalicioni “Fillimi i Ri” i Dritan Abazoviç. 76 vota kanë shkuar për partinë Forca, 6 vota për demokratët dhe 2 vota për PDS-PB. Deri në mbylljen e vendvotimit numër 5, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 64,9 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar, përkatësisht 501.

Rivotimi u krye për shkak të parregullsive në zgjedhjet e 27 marsit. Koalicioni “Për një fillim të ri” fitoi 14 mandate, lista e koalicionit DPS dhe Partia Boshnjake fituan 6 mandate, si dhe koalicioni DUA dhe DCSG, Forca fituan pesë mandate dhe Mali i Zi Demokratik 2 mandate në këshillin komunal. Koalicionit “Për një fillim të ri”, që shpresonte për një mandat tjetër, i duheshin edhe 61 vota. Parlamenti lokal ka 33 vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA