Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, ku një autobus ka përplasur një të mitur.

Policia bën me dije se mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel