Sekretaria e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është gjetur pasditen e sotme.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ajo është shoqëruar në komisariat, ku edhe po merret në pyetje.

Edhe policia konfirmoi se orës 15:30, ajo është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.

Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi zhdukjen e saj në polici pasi edhe të afërmit kishin humbur kontaktet me të.

Sipas tij, Klaudia nëna e dy fëmijëve u larguar nga banesa dhe nuk u rikthye.

Top Channel