Gazetari Klidjon Goxhina në një lidhje drejtpërdrejtë nga Berati tregoi për “Shqipëria Live” një ngjarje të rëndë, ku fqinji ka abuzuar me të miturën.

Sipas gazetarit vajza 10-vjeçare nga Kuçova është ngacmuar seksualisht nga fqinji gjatë kohës që ajo luante me fëmijët e tij.

Ka qenë babai i 10-vjeçares ai i cili ka vënë re ndryshime tek vajza duke vënë re më pas se fqinji po abuzonte me të.

Babai ka bërë denoncimin në polici, ndërsa vajza është marrë në pyetje nga psikologë ku ka rrëfyer gjithçka.

Autori 46-vjeçar është arrestuar, ndërsa sipas informacioneve ai ushtronte dhunë të vazhdueshme edhe tek fëmijët e tij.

Fqinjët thonë se kanë mbetur të habitur nga kjo ngjarje, pasi autori ishte një njeri familjar.

Top Channel