“Ëndrrat që mbartim”/ Ekspozitë për refugjatët në Korçë

07/04/2022 12:31

Rrugëtimi i refugjatëve dhe emigrantëve nga vendet e Lindjes së mesme dhe peripecitë e një udhëtimi me shumë rrezik deri në një prej portave hyrëse të Shqipërisë është sjellë përmes ekspozitës fotografike “Ëndrrat që mbartim”, të fotografit Renuar Locaj.

Pas çdo fotografie që janë realizuar në qendrën pritëse në Kapshticë qëndron një histori përvuajtje për familjet dhe fëmijët e tyre që fotografi i ka sjellë le një mjeshtëri të veçantë dhe që përcjellin mesazhe të forta. Imazhet reflektojnë dramën e njerëzve që lenë pas shtëpitë e tyre e që vuajnë nga lufta, një realitet që na rrethon edhe sot.

Kjo ekspozitë, e cila dëshmon qëndresën e emigrantëve dhe aspiratat për të ardhmen e tyre do të qëndroje e hapur për 10 ditë.

Top Channel