Ekskluzive/ Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden, reagimi i Escobar! Paralajmëron thellim të ndëshkimeve

07/04/2022 15:16

“Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e  ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës…. s’dua ta përdor termin ambasade  se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama  dhe Basha të bëjë rolin që si takon”, tha Berisha.

Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin  po kujdesen së fundmi për të ushqyer opinionin publik se çfarë thotë Yuri Kim janë qëndrime personale dhe jo të SHBA.

Por sa qëndrojnë të tilla akuza,  se ato që thotë dhe bën janë produkt i një agjendë personale anti-Berishë gjatë këtyre dy vite në detyrë të ambasadores Yuri Kim?

A ka Yuri Kim një qasje krejt personale me Sali Berishën pas shpalljes së tij ‘non grata’ siç po përpiqet Berisha ta kanalizojë këtë çështje?

Përgjigjen e këtyre pyetje Top Channel e kërkoi në Washington në Departamentin Amerikan të Shtetit ku farkëtohen dhe orientohet politika amerikane për vende të ndryshme të botës përfshi edhe Shqipërinë.

Është Gabriel Escobar Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor i cili për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu përmes postës Elektronike tha:

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Të shpresuarit nga Sali Berisha se ky kurs amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Garbiel Escobar.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosu, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar.

Të kujtuarit  nga nga Gabriel Escoban në përgjigje se Yuri Kim është  përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk lë vend për interpretim  dhe rrëzon pretendimin e Sali Berishës për agjenda personale ndaj tij nga ambasadorja Yuri Kim. Është një tjetër shuplakë amerikane pikërisht në momentin kur 30 Prilli po afron dhe Sali Berisha e shikon veten gjithmonë e më pranë zyrtarizmit në  ri-drejtimit e PD. Por serish te izoluar. Kësaj radhe, jo si individ, por si formacion politik.

Ambasadores amerikanë, i është përsëritur shpesh  akuza e sjelljes prej guvernatoreje,  nga rekordmeni marrëdhënieve  problematike me SHBA, Sali Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA