Foto ilustruese

Një 29-vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit me burg është arrestuar këtë të enjte në Sarandë.

Shtetasi me iniciale K.O. ishte shpallur në kërkim, pasi në fshatin Nivicë i kishte dhënë me qira një magazinë, shtetasit  me iniciale K. M., i cili e kishte përshtatur atë si një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, njofton policia.

29-vjeçari po hetohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 

Top Channel