Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Markatomaj, lëndohen dy shoferët

07/04/2022 17:07

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku janë përfshirë dy automjete.

Përplasja mësohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve të vështira të motit, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Top Channel