Imazhe tmerri të burgjeve të mbipopulluara në Filipine ku fjetja bëhet ‘me turne’ (fotot)

06/04/2022 17:48

Në disa foto të vrazhda nga Filipinet shihen burgjet e mbipopulluara e të infektuara nga sëmundjet, ku prej kapacitetit të tejkaluar disa prej të burgosurve duhet të presin turnin e tyre për hapësirën për të fjetur.

E përditshmja britanike TheSun shkruan se mes tyre është dhe një gangster i njohur britanik, 44 vjeçari Darren Wall, i arrestuar bashkë me gruan e tij vendase Khanary Jane Abejo, 23 vjeçe, pasi kishte nxjerrë pistoletën në një klub nate në kryeqytetin Manila.

Ai më pas ishte gjetur me disa doza kokaine në trup dhe një pistoletë 9mm Beretta, por mohon se arma ishte e tij.

Policia tha se ai ishte kreu i një bande brutale shpërndarjeje drogash dhe u dënua me 18 vjet për trafik drogash dhe gjobëvënie.

Burgu i kryeqytetit të Filipineve ishte ndërtuar për 800 vetë por tani mban 3,800 të burgosur.

Të ndaluarit flenë me turne në shkallë e dysheme, teksa një fushë basketbolli dhe një krevat lëkundës janë improvizuar si vende fjetjeje në strukturën e vjeter te disa dekadave.

Të burgosurit lahen në të njëjtin ujë ku janë rrobat e tyre, pranë ambjenteve të gatimit në dhomat e mbipopulluara.

Në të mbahen njerëz që presin gjyqin por një prej ish-të burgosurve është rikthyer aty për të realizuar një dokumentar, pasi studioi drejtësi kriminale në SHBA.

Raymund Narag thotë se kur ishte 20-vjeç u akuzua gabimisht për vrasje dhe kaloi shtatë vjet në një qeli me 30 burra të tjerë, e cila supozohej të mbante vetëm shtatë.

Gjatë kohës prapa hekurave Raymund thotë se mbijetoi me peshk të thatë dhe se shpesh ishte pranë vdekjes nga uria.

Tani ai është asistent profesor Southern Illinois University dhe është kthyer në ish-vendburgimin e tij për të studiuar sesi mund të reformohen institucionet.

Dr Narang thotë se ushqimi në burg është jo vetëm i papërshtatshëm por shpesh në të gjen gozhdë apo buburrecë.

“Të burgosurit preken nga sëmundje infektive prej kushteve të rënda të jetesës. Ata flenë në qeli të tejmbushura dhe pa ventilim, racionet e ushqimit janë të pamjaftueshme dhe nganjëherë të sëmurët grupohen në qeli të veçanta”.

Ai shton se mërzia dhe mungesa e gjumit i con të burgosurit në depresion e sëmundje mendore.

Eksperiencat e tij ai i ka detajuar në librin “Freedom and death inside the City Jail” ku mes të tjerash përshkruan dominimin e korrupsionit dhe rryshfetit, si dhe sistemin e torturës që përdoret në burg.

Ai shton se oficerët detyrojnë të burgosurit të varen në hekura për orë të tëra ‘si lakuriqë nate’, i marrin frymën me plastikë apo i torturojnë duke u derdhur qirinj të ndezur.

FOTO GALERI
4/15
Burgu i kryeqytetit të Filipineve ishte ndërtuar për 800 vetë por tani mban 3,800 të burgosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA