‘Çifti i udhëtimeve’ shfaqin në rrjet aventurat e luksit, kritikohen për peshkaqenin pak cm larg fëmijës së tyre 3-vjeçar (video-fotot)

06/04/2022 17:07

Një çifti i famshëm udhëtimesh janë kritikuar nga ndjekësit e tyre online pas shpërndarjes së pamjeve të një peshkaqeni që po ushqenin vetëm disa centimetra larg djalit të tyre tre-vjeçar.

Përdoruesit e rrjeteve sociale dënuan “influencuesit” australianë Elayna Carausu, 28 vjeçe dhe Riley Whitelum, 37, teksa në fotot e tyre “sensacionale” në bordin e një jahti luksoz tregonin një peshkaqen që po ushqenin pranë këmbëve të djalit të tyre të vogël.

Çifti me qindra mijëra ndjekës në Instagram thanë se janë në një lundrim shtatë vjeçar nëpër botë, me dy djemtë e tyre të vegjël Darwin e Lenny.

Në fundjavë Elayna shkaktoi zemërim në rrjetet sociale ku shihej Riley që ushqente një peshkaqen, teksa Lenny qëndronte në buzën e barkës, disa centimetra larg bishës së detit.

I vogli shihej që stepej prapa teksa peshkaqeni përplasej në fundin e barkës.

“Duke ushqyer peshkaqenët nga shtëpia jonë lundruese,” komentonte Elayna në foto.

“Kishim parë shumë nga fundi i barkës por asgjë si kjo.”

Si përdoruesit dhe biologët kritikonin çiftin.

“Bëni kujdes, nuk ia vlen për një video të rrezikoni familjen tuaj”, shkruante një prej tyre.

“Gjëra si këto mund t’ju kthehen në bumerang, nuk ia vlen barra qeranë për klikimet”.

Një biolog detar shkruante: “Kjo është e papërgjegjshme. Po mësoni peshkaqenët të kontaktojnë me njerëzit për t’u ushqyer. Të gjithë e dinë se shumë aksidente ndodhin duke ushqyer peshkaqenët”.

Një tjetër citonte: “Kjo duhet të jetë nga ka lindur fjala ‘grep-klikimesh’”, duke iu referuar fjalës së përbërë në anglisht “click-bait” që i referohet përdorimit të imazheve ‘impresionuese’ për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve naivë, dhe rrjedhimisht shtimin e klikimeve në rrjet.

FOTO GALERI
1/5
Një çifti i famshëm udhëtimesh janë kritikuar nga ndjekësit e tyre online pas shpërndarjes së pamjeve të një peshkaqeni që po ushqenin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA