Këngëtarja Beatrix Ramosaj herë pas here në postimet që bën në rrjete sociale, nuk kursen ironitë për të tjerët.

Kur Bora Zemani hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe takoi Donald Veshaj, Beatrix ishte një ndër komentuesit e shumtë që pëlqyen takimin romantik.

Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemer në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit, të dua zemër”, shkroi Beatrix në koment.

Sot ajo ka bërë një shkrim të ngjashëm, në një tweet: “Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë”, ka shkruar Beatrix në postim”.

Mund të jetë një prodhim i ri muzikor apo ndonjë surprizë tjetër e artistes, e paralajmëruar me ironi, duke tërhequr kështu akoma më shumë vëmendjen.

Në një 1 prill, moderatorja Bora Zemani postoi një foto në rrjetin social “Instagram” se këtë mbrëmje do të publikojë një këngë…

Prodhimi muzikor do të quhet “Nuk jam si ti”, shkruan Bora: “Surpriza për ju! Mezi pres ta ndaj me ju këngën time”.

Shumë shpejt një postim të ngjashëm bëri dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ajo shkruan se kënga do të publikohet këtë mbrëmje në orën 20:00 dhe titullohet “As unë si ti”.

Të dyja postimet u bënë në Ditën e Gënjeshtrave, por përtej shakasë, duken si ironi që artistet bëjnë ndaj njëra-tjetrës.

 

 

 

 

FOTO GALERI
16/16
Momenti kur dy muaj më parë, Bora Zemani hyri në "BBV"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA