Një 38-vjeçar, i identifikuar si B.K., është gjetur pa shenja jete brenda në automjetin tip “Volvo”.

Makina në të cilën u gjet i pajetë 38-vjeçari, banues në Durrës, ishte parkuar në mënyrë të rregullt në një xhep rruge në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Forcat blu dyshojnë se si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel