Cristiano Ronaldo i kalon çdo muaj shifrën marramendëse partneres Georgina Rodriguez, zbulon arsyen

05/04/2022 22:58

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të famshme në botën e futbollit.

Dokumentari “Soy Georgina” i cili rrëfen rutinën e përditshme të partneres së futbollistit, ka treguar shumë detaje nga jeta e tyre.

Mund t’j u duket e çuditshme por Ronaldo kalon çdo muaj në llogarinë e partneres së tij 100 mijë euro për shpenzimet  dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Gerorgina kujdeset për fëmijët e futbollistit portugez gjatë kohës që ai është larg tyre për shkak të angazhimit në futboll.

Cristiano Ronaldo është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr., Eva dhe Mateo. Gjithashtu ka edhe një vajzë me Georgina Rodriguez, e cila quhet Alana. Familja e tyre do të zgjerohet pasi çifti është në pritje të binjakëve.

Rodriguez është një biznesmene e cila ka krijuar ekonominë e saj dhe aktualisht mban statusin e ‘influencer’ me 36.5 milionë ndjekës në Instagram.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA