Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Plasë, ku dy makina kanë përfunduar në kanal.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë plagosur 4 persona, disa prej të cilëve ishin bllokuar në mjet.

Dy të lënduar u nxorrën nga zjarrfikësja e Maliqit dhe kanë dëmtime të shumta. Në aksident u përfshinë mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”. Në makinën me targa greke ishin një çift bashkëshortësh ndërsa në makinën me targa shqiptare ishin dy djem.

Forcat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq.

“Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy drejtuesit e mjeteve, ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel