Foto ilustruese

Një 66-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Ksamil, pasi një tullë e goditi në kokë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një ambienti që më parë ka funksionuar si furrë buke.

Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja. Policia, në njoftimin e saj thotë se Kastriot Celi ka vdekur në vend nga goditja e fortë e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.04.2022, në Ksamil, duke punuar tek ish furra bukës, shtetasit K. C., 66 vjeç, banues në Sarandë, i ka rënë në kokë një tullë, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel