Bizneset e shumicës që nuk respektojnë vendimet e bordit për çmimet e shportës do të penalizohen me gjoba deri 10 mln lekë, ndërsa për tregtarët e vegjël vlera e gjobës është 2 mln lekë.

Përsëritja e shkeljeve çon në mbyllje deri në sekuestrim të mallit thotë qeveria në aktin normative që ka marrë tashmë fuqi ligjore. Por, një pyetje e thjeshtë që kushdo mund të shtrojë është se për çfarë do të gjobiten tregtarë kur edhe pse mbi 3 javë që bordi është krijuar nuk ka ende asnjë vendim transparent për publikun?”

Edi Rama: Kam dëgjuar me shqetësim shumica ia hedh fajin pakicës, pakica shumicës. Për të mos pasur hedhje faji, do ndërhyjmë ne dhe do të ngremë një bord monitorimi.

Prej ditësh, ministra e deputetë të mazhorancës kanë zbritur në terren në markete e supermarkete si inspektorë çmimesh, ndërkohë qe për qytetarët nuk ka akoma asnjë njoftim zyrtar bordi, se sa duhet ta blejnë miellin, sheqerin, vajin apo makaronat.

Qeveria u zotua qe me krijimin e bordit të transparencës nuk do të lejonte abuzimet në kurriz të qytetarëve. Ndërkohë bizneset e mëdha kanë marrë letër nga Tatimet ku iu kërkohet të detajojnë listën e çmimeve të produkteve e faturat e shitblerjes së mallrave, por jo udhëzime sesi duhet ti përcaktojnë ato.

Edhe tregtarët e vegjël, jashtë kamerave tregojnë se nuk kanë marrë ende asnjë udhëzim nga bordi, ndërsa ankohen se kanë rënë shitjet, sidomos për vajin për shkak te shtrenjtimit të fortë të tij.

Në një përgjigje për Top Channel, Ministria e Financave deklaron se ende nuk është përcaktuar metodologjia që do të ndjekë bordi dhe po punohet për detajimin e saj në ditët në vijim.

Grafik citim“Bordi nuk synon të fiksojë çmime, por të garantojë marzhe minimale fitimi dhe të evitojë abuzimet. Metodologjia po diskutohet që të jetë sa më e detajuar dhe të sigurojë transparencë të plotë.” Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Derisa kjo strukturë të bëhet funksionale dhe të vërë nën kontroll çmimet për produktet bazë të cilat do të bëhen të ditura edhe për publikun, qytetarët do të vazhdojë të paguajnë diku më shumë e diku më pak për blerjen e tyre.

Top Channel