Gjykata e Lezhës Ka dhënë mesditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Besnik Simonajn, kreun e njësisë administrative Kallmet dhe Altin Markun.

Masa e sigurisë u është caktuar në spitalin e Traumës pasi ndodhen ende atje qe prej të premtes si shkak i plagëve të marra në sherrin e ndodhur në Kallmet.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat Vrasje me dashje e mbetur ne tentative dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarak.

Si ndodhi ngjarja?

Debati nisi në zyrën e Simonajt dhe degradoi me përdorimin e armëve. Besnika Simonaj mori 3 plumba dhe u plagos ndërsa Altin Marku u kap pas 4 orësh në arrati. i plagosur me 2 plumba.  Të dy ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës.  Arrestimi i Markut hodhi dritë mbi ngjarjen ku u zbrazën 22 plumba gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Në dëshminë e tyre është thënë se ka qenë Altin Marku ai që ka qëlluar i pari në drejtim të Simonajt. Konflikti ka nisur gjatë fushatës elektorale të 25 prillit kur Marku siç mësohet, u përpoq të ndërpriste një takim elektoral të Partisë Socialiste një vit më parë. Që atëherë, debatet nuk janë sheshuar duke çuar deri në ngjarjen ku mbetën të plagosur të dy.

Top Channel