Pas tre vitesh në detyrë, jep dorëheqjen prefekti i qarkut të Lezhës (Reagimi)

04/04/2022 18:33

Prefekti i qarkut të Lezhës Gjoke Jaku pas 3 vitesh në ketë pozicion, ka dhënë sot dorëheqjen.

Vendimin e tij e ka bërë të ditur vete ai me anë të një postimi në rrjetin e ti social Facebook. Në reagimin e tij, Jaku falenderon administratën dhe drejtuesit vendorë, teksa shton se do të vijojë të jetë aktor politik.

Reagimi:

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë, bashkëqytetarë! Po ndaj me ju se sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh. Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to. Së dyti falenderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post tërmeti dhe të pandemisë kryesisht.,shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit. Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhën t’më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirëkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre. Miqtë e mi të rrjeteve sociale! Ka qënë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam përpjekur t’ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në vartësi të kohës time. Kjo periudhë 3 vjeçare ka qënë një eksperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i përulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm.Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti përjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qëndrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqëror, social etj.sepse kështu dua të mbetem. “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King.

Ndërkohë, ka pasur edhe një reagim në faqen zyrtare të Prefektit të Qarkut të Lezhës, e cila mohon që Jaku të ketë dhënë deklarata lidhur me reagimin e policisë së shtetit me fenomenin e “shtëpive të barit” në Lezhë.

Top Channel