![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T234339.544-800x450.jpg)
Mjeku Vasil Llaja ka bërë me dije se po hidhet ideja e dozës së katërt të vaksinimit anti-covid në vjeshtë, për të gjithë popullatën.
I ftuar në “Open”, mjeku tha se pavarësisht përmirësimit të situatës, virusi është ende aktiv dhe nuk duhet humbur vigjilenca.
Ai shtoi se variani i Omicron2 është më i lehtë sesa Delta.
Mjeku Llaja: Virusi është akoma aktiv. Nga ana sociale jemi më optimist, por duhet të jemi më të kujdesshëm se po hidhet ideja e dozës së katërt në vjeshte në të gjithë popullatën. Duhet të ruajmë vigjilencën. Omicron 2 është me i lehtë sesa varianti Delta, por ka filluar të zgjatet. Mund të jesh një javë i sëmurë dhe nuk e di, mund të dalësh i infektuar edhe pas ditës së shtatë dhe të tetë.
Top Channel