Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 43 raste të infektimit me COVID, dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë.

Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Prill 2022)

Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 62
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 833

Testime totale 1,781,178
Raste pozitive 273,913
Raste të shëruara 269,924
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274
Vlorë 58
Fier 47
Gjirokastër 27
Elbasan 23
Durrës 15
Kukës 12
Berat 11
Shkodër 10
Korçë 10
Lezhë 8
Dibër 4

Top Channel