Mbërrin në Shqipëri nënvarianti i Omicron BA2.

Në ISHP ka mbërritur gjithashtu përgjigjja  zyrtare nga laboratori i referencës në Berlin. Tanimë ka filluar një rritje e lehtë përsa i përket rasteve të infektuara ashtu edhe numrit të pacientëve të shtruar në spital

Ky nën variant i Omcronit ka një trashëgueshmëri 30% më të lartë se sa vetë Omicroni. Po kështu tek personat e prekur përveç prekjes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes prek edhe aparatin tretës duke shkaktuar dhimbje stomaku djegie ,të vjella dhe diare .Te gjitha strukturat shëndetësore janë duke punuar për të rritur mbulesën vaksinale në popullatë.

Por cila është sjellja e këtij mutacioni të ri ndaj vaksinës ?

“Vaksinimi është shumë i rëndësishëm, mund të mos japë mbrojtje maksimale por mbron ndaj çdo mutacioni”,  tha Iria Preza.

Nënvarianti i Omicron ka rritur numrin e te infektuarve në shumë shtete në Europe si Itali ,Francë ,Gjermani Greqi .Por ndërkohe në Angli është shfaqur një tjetër nënvariant i Omcron Xe në 600 persona, i cili ka shfaqur 10% infektueshmëri me shumë se Ba2. Ende nuk ka te dhëna për simptomat që shfaq .

Top Channel