Ekstradohen nga Franca dhe Kosova dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

04/04/2022 14:18

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë ekstradimi nga Franca, i shtetasit E. G. alias E. Sh., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 04.02.2021, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Shtetasi E. G. alias E. Sh., në janar 2021, në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. P.

Gjithashtu u bë ekstradimi nga Kosova drejt Shqipërisë, i shtetasit Sh. I., 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shtetasi Sh. I. ishte shpallur në kërkim me 3 të tjerë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Top Channel