Dhunë ndaj babait dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Korçë

04/04/2022 16:12
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se një 41-vjeçar , banues në Bilisht u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksawagen” në gjendje të dehur.

Për për veprën penale “Dhuna në familje”, u arrestua R., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, Gj. R., 66 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel