Me një akt normativ qeveria mori përsipër ngritjen e Bordit të Transparencës për produktet e shportës ushqimore. Ministria e Financave ende nuk ka bërë me dije se cila do të jetë metodologjia e përcaktimit të çmimeve për vajin, orizin, sheqerin apo miellin.

Ndërkohë, nga data 17 mars, bizneset kanë filluar të marrin shkresa nga Tatimet për të raportuar listën e çmimeve të produkteve, faturat e blerjeve të mallit, listëpagesën e punonjësve dhe në këtë rast certifikatën e fiskalizimit.

Qeveria është në fazën e mbledhjes së informacionit nga tregtarët edhe pse platforma e fiskalizimit do duhej t’i sillte këto informacione në kohë reale.

‘Diçka tjetër që mbetet e paqartë në këtë situatë transparence është fakti nëse bizneset po punojnë me marzh fitimi apo jo dhe kjo lë vend për abuzime’– tha Eduart Gjokutaj

Tek të ardhurat, qeveria synon të mbledhë 15% më shumë tatim mbi fitimin nga bizneset, por kjo mbetet vetëm në letër në kushtet kur bizneset shprehen se po punojnë edhe nën kosto. Ajo që tremb në këto momente është se y presion i qeverisë mund të shtyjë edhe më fort bizneset drejt evazionit fiskal.

Top Channel